Kursi i gjermanishtes në kuti

Zhvillimi i një kutie me materiale mësimore për mësimdhënjen vullnetare të gjuhës gjermane për refugjatë

Projekti « Kursi i gjermanishtes në kuti » ka filluar që nga muaji Tetor 2015 në Universitetin Teknik të Berlinit, dhe do të vazhdojë për tre semestrat e ardhshëm. Në çdo semester, studentet do të kenë mundësinë ti bashkengjiten projektit dhe të kontribojnë në të. Ne jemi udhheqësit e këtij projekti dhe ideja jonë është që të krijojmë një kuti që përmban materiale të ndryshme (postera, lojëra, fotografi) për kurse vullnetare të gjuhës gjermane për refugjatë. Nga vet përvoja jonë në mësimdhënje të tillë të gjuhës gjermane kemi konstatuar se mësimdhënës të shumtë kanë nevojë për një formë të caktuar të mbështetjes materiale në punën e tyre. Ata shpesh nuk dinë se në çfarë të fokusohen në mësimdhënjen e tyre, apo se si ta mbajnë kursin në mënyrë argëtuese por në të njejtën kohë në mënyrë të strukturuar, apo se si të reagojnë më mirë ndaj dëshirave dhe nevojave të nxënësve të tyre. Për këtë arsye, ne dëshirojmë të krijojmë një llloj kutie, që mund ta imagjinoni si një karton të lirë të këpucëve, që mund të porositet, e që përmban materiale të ndryshme. Ndoshta, në saje të kësaj oferte, më shumë njerëz do të jenë të gatshëm që të ofrojnë kurse vullnetare të gjuhës gjermane. Ky material nuk është i orientuar apo i nxitur nga profiti, dhe në një fazë të mëvonshme do të jetë në dispozicion për shkarkim dhe printim në format të caktuar në internet.

Këto kurse vullnetare të gjuhës gjermane janë shumë të veçanta, ngase mësimdhënësit shpheshherë nuk janë profesionist, kështu që shpesh nuk kanë kohë të mjaftueshme për tu përgatitut për kurset. Për më tepër, mësimdhënësit vinë nga vende shumë të ndryshme të origjines, dhe kanë prapavijë të ndryshme profesionale dhe arsimore si dhe njohuri në nivele të ndryshme të shkrimit me shkronja latine.

Deri më tani, me 12 studentët që kanë kontribuar në projekt deri më tash në këtë semester, kemi kryer bashkëpunime dhe vëzhgime me kurse të shumta vullnetare të gjuhës gjermane në Berlin. Përmes këtyre aktiviteteve, kemi mbledhur përvoja shumë konkrete, dhe në Janar e kemi plan që të organizojmë një « Takim ekspertësh » me mësimdhënës profesional të DaF (DaF=gjuha gjermane si gjuhë e huaj). Në lidhje me këtë, ne dëshirojmë që të ftojmë edhe persona që si mësimdhënës të gjuhës gjermane kanë pasur përvojë me këtë llojë të kurseve të gjuhës gjermane dhe që mund të na ndihmojnë në përmbledhjen sa më të mirë të përgjigjeve në pyetjet tona.

Nëse keni përvojë me këtë llojë të kurseve « jo-profesionale » të gjuhës gjermane, nëse kurdo keni mësuar gjuhën gjermane në këtë llojë kursi apo keni dhënë mësim të gjuhës gjermane në të, ne do të gëzoheshim po që se në semestrin e ardhshëm do të kontribonit në punën tonë. Edhe nëse nuk keni përvojë në këtë fushë, por dëshironi të bëheni pjesë e një projekti multi-disciplinar dhe konkret, jeni të mirëseardhur.

Ne nuk jemi mësimdhënës të gjuhës gjermane, por vetëm po tentojmë që të mbështesim iniciativa për kurse vullnetare të gjuhës gjermane përmes krijimit të materialeve të vyeshme. Pra, me ne nuk do ta keni mundësinë që në mënyrë direkte të mësoni gjuhë gjermane (përveç se në bashkëpunim me studentët gjermanofolës), por mund të kontriboni me idetë tuja për përmirësimin e mësimdhënjes vullnetare të gjuhës gjermane!

Ne do të gëzoheshim po që se pjesë e këtij projekti do të bëheshin edhe persona që vetë kanë mësuar gjuhën gjermane në këto lloje kursi, ashtu që përmes perspektivës dhe përvojës së tyre të krijojmë një kuti konkrete dhe të aplikueshme që i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të mësimdhënësve si dhe nxënësve.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij projekti në semestrin e ardhshëm, ne do të gëzoheshim po që se do të dërgonit një mesazh në email adresën e mëposhtme.

Lucia dhe Nele

Kontakti: deutschkursinderbox@gmail.com